Biznesmeni Halilaj Dritan Prifti ia dha tenderin e naftes gruas se vet
Video-pergjimi Dritan Prifti pyetet ne gjykate
Procesi ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria per korrupsion vijoi kete te hene me pyetjen e deshmitareve te akuzes. I pari deshmoi ish-ministri Dritan Prifti i cili eshte edhe autori i video-pergjimit mes tij dhe zotit Meta. Per kater ore Prifti iu pergjigj pyetjeve te prokurorise dhe avokateve ne lidhje me marredhenien 12-vjecare mes tij dhe kryetarit te LSI-se si dhe pse kishte arritur te realizonte video-pergjimin. Sipas Priftit marredhenia me kreun e LSI-se kishte qene fillimisht normale po pas zgjedhjeve te 2009-s kur LSI vendosi te bente koalicion me Partine Demokratike ato ishin acaruar. Prifti pretendoi ne gjykate se videon e kishte realizuar pas kerkesave te shpeshta qe kishte nga zoti Meta i cili sipas tij i kerkonte favore duke shkelur ligjin. Ndryshe nga sa vertetuan ekspertet ne konkluzionet e tyre ish-ministri i Ekonomise tha ne gjykate se videoja eshte autentike dhe se as ai dhe as ndonje tjeter nuk kishin nderhyre ne te. Ne gjykate deshmoi edhe biznesmeni Bekim Halilaj te cilin Prifti pretendoi se kishte pasur nderhyrje nga Ilir Meta per te anuluar nje ankand ne kompanine e naftes Albpetrol. Sipas Priftit Meta e kishte bere kete kerkese qe te favorizonte mikun e tij Halilaj i cili ne ate kohe nuk ishte gati per te fituar tenderin. Por ne deshmine e tij biznesmeni Bekim Halilaj hodhi poshte pretendimet se zoti Meta kishte nderhyre qe kompania e tij te fitonte nje ankand te ministrise se Ekonomise per naften e Alpetrolit. Une e kam patur mik prej vitesh Dritan Priftin dhe nuk kisha se perse te kerkoja nderhyrjen e Ilir Metes per kete ankand - u shpreh Halilaj i cili shtoi se pas anulimit te ankandit per disa here mori vesh se Albpetrol-i kishte nenshkruar nje marreveshje nje muaj para ankandit me firmen Dea Konstruksion per te perfituar sasine e naftes duke e kthyer ankandin ne fiktiv. Nderkohe te njejtin qendrim mbajten ne deshmite e tyre edhe nendrejtori i lsquoAlpetrolit Pajtim Sulaj dhe shefi i prokurimeve ne kete kompani Artur Mahmutaj te cilet pohuan se nuk kishin pasur asnje nderhyrje nga zoti Meta per shitjen e naftes bruto te kompanise.
Pas seances gjyqesore biznesmeni Bekim Halilaj ka folur ne intervisten e meposhtme ne lidhje me proceduren qe coi ne gjyq me te perfolur te vitit Meta- Prifti duke u shprehur se ky i fundit ka favorizuar gruan e vet ne lidhje me tenderin e naftes.
Z. Halilaj pse po shpreheni per ceshtjen ne fjale dhe pse nuk jeni shprehur me pare per te
Se pari une po shprehem ne kete moment pasi kam pritur per te respektuar deshmine time para gjykates. Duhet te shprehesha nje here ne gjykate do te jepja njehere deshmine atje per te ruajtur cdo sekret qe i sherbente kesaj ceshtje per ti shkuar te vertetes deri ne fund. Pas deshmise qe dhashe ne gjykate tani jam ne gjendje te them te verteten ashtu sic e thashe dhe atje.
Zoti Halilaj si jeni njohur me zotin Prifti dhe cila ka qene ecuria e marredhenies suaj me te qofte me pare qofte me pas
Me zotin Prifti ne mos gaboj jam njohur ne vitin 2003-2004 ne Selanik pasi une jetoj ne Selanik. Nepermjet nje mikut tim e kam pritur si mik me te gjitha ato respekte qe pritet nje mik dhe ka vazhduar miqesia ime deri ne momentet kur Dritan Prifti filloi te abuzonte me miqesine qe kishim bashke duke mos respektuar ligjin. Une nuk i kam kerkuar asnje nder privat Dritan Priftit dhe me kerkese te tij kam ardhur ne Shqiperi per te investuar. Me kerkese te Dritan Priftit kam bere nje kerkese ne Ministrine e Ekonomise per naften bruto e kam protokolluar ne dhjetor te vitit 2009 dhe me kerkese te Dritan Priftit kam hyre ne ankand. Gjithmone marredheniet e mia me Dritan Priftin kane qene mjaft miqesore sa une kam qene ne shtepine e tij. Nuk besoj te mos jesh mik me nje njeri dhe ti shkosh ne shtepi aq me shume nje ministri ose deputeti.
Si ka qene ceshtja e ankandit te dates 1 mars dhe te dates 10 mars mund te na jepni nje shpjegim
Une kam marre pjese ne ankandin e dates 1 mars i perfaqesuar nga persona te autorizuar te kompanise time te cilet jane paraqitur ne oren dhe ne vendin e duhur. Kane paraqitur te tere dokumentacionin. E ka pranuar komisioni perkates per kete ceshtje dhe per habi te te gjitheve ata kane thene qe eshte anuluar pasi nuk mori pjese asnje kompani tjeter. Per kete do tju ve ne dispozicion dokumente te protokolluara. Ata na thone qe do te behet ankandi tjeter me 10 mars. Te njejten gje pesuam edhe me 10 mars vajtem pranuan dokumentet dhe na thane qe do te anulohet prape. Kerkuam shpjegim dhe nuk e morem. Mora pjese dhe heren e trete ne ankand dhe me thone ti zoteri shume mire i ke dokumentet por ti ke sigurimin e ofertes me kompani sigurimi ndersa tjetri e ka me banke gje e cila nuk eshte ne kundershtim me ligjin. Garancia ne te dyja rastet eshte e njejte pasi kompania qe leshon garancine e ofertes mban pergjegjesi monetare dhe ligjore. Me vone duke filluar ti shkruaj deri ne fund se cila ishte arsyeja qe nuk me jepej me bie ne dore nje dokument qe tregonte se ankandi eshte bere vetem per tu tallur me njerezit dhe per ti hedhur hi syve te vertetes. E para me pare eshte bere nje marreveshje midis tre kompanive Albpetrol Tea construction dhe ARMO dhe per kete jane dokumentet edhe se sa leke ka paguar Tea construction. Marreveshja eshte bere nje muaj perpara ankandit. Ankandet me vone kane qene vetem false.
Per fituesin e tenderit ne korrik a keni njohuri se kush eshte ai dhe cfare lidhjesh ka me z. Prifti
Per hir te se vertetes si biznesmen qe jam nuk me takon te flas per koleget e mi. As nuk kam pse ankohem sepse dokumentacionin ta shikoje sektori juridik qe merret me ato. Por me rezulton qe kompania qe ka fituar kete ankand eshte pjesemarrese ne marreveshjen e dates 10 shkurt 2010 nenshkruese e kesaj marreveshjes. Ajo eshte shpallur fituese ne menyre fiktive sepse ankandi eshte fituar me pare pra qe me 10 shkurt. E dyta qe eshte skandaloze ka te beje me faktin qe kompania qe ka fituar ankandin pronari i kesaj kompanie i cili eshte dhe administratori i kesaj kompanie eshte ortak me gruan e ish-ministrit dhe ish-mikut Dritan Priftit. Pra ky ankand ishte i parashikuar keshtu qe Dritan Prifti dhe i jap te drejte atij per kete gje pasi interesat e tij kane qene shume me te medha. Ai nuk ka ne kete rast moralin te ushtronte detyren ne baze te rregullave te ankandit dhe ligjit. Ai ka luajtur ate moral qe ka ai vete per ti marre ato para dhe gjeti menyren se si ti marre.
Pas anulimit te tenderit a jeni ankuar tek z. Prifti
Jam ankuar e kam vizituar ne shtepi por vetem eshte tallur dhe ka abuzuar. Dhe kemi perfunduar atje ku jemi edhe sot.
Zoti Halili a i jeni ankuar te zoti Meta pasi kishit hasur probleme me tenderin
Me zotin Meta jam takuar rastesisht ne muajin qershor te vitit 2010. E kam takuar rastesisht ne hotel Rogner dhe pasi me ka pershendetur duke me pyetur si te shkojne punet i kam thene se nuk me shkojne mire per arsye se me ministrin e partise suaj kam kete dhe ate problem. Ai me ka thene merre me qetesi cdo gje do te rregullohet brenda rregullave dhe kaq. Nuk mund ta shqetesoja me zotin Meta per kete problem.
Si qendron e verteta per 1 milion dollaret
E verteta per kete shume ashtu sic e kam deshmuar edhe ne gjyq ne qofte se do te ishte kaq e thjeshte sa une ti jepja 1 milion dollare z. Prifti une nuk merresha me ankandin fare. Mbaja ato 1 milion dollare dhe isha ne rregull. Nuk besoj se ka nje biznesmen ne bote qe jep 1 milion dollare per nje gje te tille. Ne japim para vetem atje ku kemi detyrimet ne shtet.
Cfare hapi do te ndiqni ju me vone per akuzen qe eshte bere per 1 milion dollareshin
Duke pasur parasysh te gjithe kete abuzim qe ka bere me emrin tim zoti Prifti me prishjen e imazhit tim demtimin e biznesit po ti merrnim per te verteta te gjitha keto qe ka thene Dritan Prifti ne Gjykate mua me ka demtuar biznesin me ka prishur imazhin ka trembur familjen time. Une nuk kam guxuar deri me sot te shkel ne zyrat e biznesmeneve sepse quhesha si nje njeri qe korruptoja shtetin sipas Dritan Priftit. Qe nga ky moment une do ti drejtohem organeve te drejtesise. Do te bej padi per perfitim te munguar per demshperblim per prishje imazhi dhe do ta respektoj Dritanin vetem per nje gje do ta filloj te 1 milion dollareshi qe ka thene ai. Une i bej dhe nje thirrje zotit Dritan Prifti qe nese ka ndonje problem apo ndonje kundershtim me mua jam gati te ballafaqohem ne cdo media ne cdo institucion. Une kur vajta ne institucionet e Gjykates se Larte dhe te Prokurorise se Pergjithshme jam gati te shkoj ne cdo media dhe keto qe them ti vertetoj me dokumente dhe ti ve ne dispozicion te cdo televizioni si dhe cdo shtypi te shkruar apo te pashkruar.