E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale cilet do te jene perfituesit e saj dhe cperfitojne ata realisht

Ashtu siç është deklaruar nga krijuesit e draftit të amnistisë fiskle, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës.

Prej saj do të përfitojnë individët, biznesi i vogël dhe biznesi i madh.

Individët

Individët janë të lirë të deklarojnë të ardhurat, që disponojnë dhe i kanë të palegalizuara, duke paguar një vlerë prej 3% të shumës.

Të gjitha pasuritë e tyre, duke përfshirë banesat apo tokat, që kanë diferenca midis çmimit të blerjes ne momentin fillestar dhe atij te shitjes ne tregun aktual, paguhet 10 % mbi këtë shumë. Individëve u falen të gjitha taksat dhe tatimet e papaguara deri në fund të vitit 2010, qofshin këto taksa vendore apo kombëtare.

Po ashtu, qytetarëve do t’u falen detyrimet e papaguara për makinat e importuara deri në fund te vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat e llogaritura në doganë, nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit. Këtu përfshihen dhe gjobat e vendosura për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Biznesi i vogël

Ndërkaq, të gjithë ata qytetarë që kanë të regjistruar biznes të vogël dhe që deklarojnë shuma monetare në baze të këtij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjithë detyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010.

Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3 %. Të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamate vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë detyrimin e tyre per sigurime per vitin 2011.

Biznesit të vogël i cili është pajisur me kasë fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marre per mosvendosjen e këtyre pajisjeve.

Bizneset e mëdha

Të gjithë kompanitë, që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri me vlere poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar ne bilancin e vitit 2011.

Tarifa për pasuritë e paluajtshme është 6% e diferencës dhe 7% për makineri e pajisje.

Biznesit i falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor, me gjithë komponentët e tij gjoba dhe kamatëvonesa deri më 31 Dhjetor 2008.

Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit doganor për vitin 2009, u falen detyrimet qe lidhen me këtë borxh, ndërsa për vitin 2010 nëse paguajnë 100% të prinicipalit të borxhit doganor, u falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Bizneseve që paguajnë 30% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2009, u falen detyrimet që lidhen me këtë borxh. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2010, u falen të gjitha detyrimet qe lidhen me këtë borxh.

Gjithashtu, bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara

Kush nuk përfiton?

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti të gjitha veprat penale që bëjnë pjesë në veprimtarinë e krimit të organizuar, përfshirë dhe kundravajtjet penale që kanë të bëjnë me fshehjen dhe mospagimin taksave.

Nuk përfshihen të gjithë zyrtarët e lartë si dhe personat e lidhur me ta qe kane apo kane pasur detyrimin për deklarim te pasurisë se tyre.

.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›