E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet cmimi i arit Shqiperia fiton 5 mld leke

TIRAN- Si nje ekonomi e vogel cmimet e tregjeve te Shqiperi varen direkt nga zhvillimet nderkombetare duke rritur ne menyre te ndjeshme cmimet e produkteve te konsumit te perditshem apo sherbimeve ne vend.

mimet e karburanteve apo dritherave te cilat perbejne edhe nje pjese te mire te shpenzimeve te familjeve shqiptare jane ta varura direkt nga tregjet e huaja dhe furnitoret e medhenj. Por perkunder kesaj zhvillimet ne tregjet nderkombetare na kane favorizuar shume ne nje drejtim ate te vleresimit te metaleve te cmuara dhe sidomos arit.

Vlera e arit shqiptar i depozituara ne bankat e huaja si dhe atij qe mbahet nen administrimin dhe pronesine e Bankes se Shqiperise eshte rritur me rreth 50 per qind gjate vitit te shkuar krahasuar me vleren e vitit 2009. Kjo nuk ka ardhur per shkak te shtimit te sasise se arit por vetem me shtrenjtim e ndjeshem te tij ne tregjet boterore.

Referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise vlera totale e arit dhe metaleve te tjera te cmuara shqiptare deri ne fund te vitit 2010 eshte perllogaritur ne rreth 15.1 miliarde leke nga rreth 10.8 miliarde leke qe kane qene deri ne fund te vitit 2009. Nga keto rreth 10.1 miliarde leke eshte i depozituar ne bankat e huaja ndersa pjesa tjeter bashke me metalet e tjera te cmuara gjenden ne Shqiperi ne thesarin e shtetit.

Shqiperia ka ne pronesi te saj rreth 2.5 ton ar plus sasine e metaleve te tjera te cmuara si argjendi apo platini. Ari sasia e valutes kryesisht euro dhe dollar qe ka nen administrim Banka e Shqiperise dhe depozitat qe ajo ka ne bankat e huaja perbejne Rezerven Valutore.

Po perse sherben kjo sasi ari
Ari sherben si pike referimi per monedhen. Metali i cmuara eshte mjet qe vendos besimin tek monedha e nje vendi. Kjo eshte nje detyre e re e arit pasi me pare ai bashke me metalet e tjera te cmuara si argjendi platini etj. jane perdorur si mjete pagese ne forme monedhe.

Tregtimi i arit ne bursat nderkombetare behet me njesine matese onz. Nje onz perkthehet ne rreth 28.3 grame. Gjate dites se djeshme nje gram ar ne bursat nderkombetare eshte shitur mesatarisht me 47.5 dollare. Banka e Shqiperise ka bere perllogaritjen e vleres se arit shqiptar ne muajin dhjetor kur cmimi nje grami ar ishte rreth 45 dollare nderkohe nese vleresimi do te behej tani kur nje gram ar kushton rreth 47.4 dollare vetem vlera e arit shqiptar te depozituar ne bankat e huaja do te ishte rreth 11 miliarde leke.

Deri ne fillim te vitit 2008 rezervat e arit dhe metaleve te tjera te cmuara ishin nen pronesine e qeverise ndersa administroheshin nga Banka e Shqiperise. Nje ligj i miratuar gjate fillimit te atij viti vendosi qe te ishte Banka e Shqiperise pronarja dhe administratorja e rezervave te arit shqiptar.

fare eshte rezerva valutore
Ari dhe metalet e tjera te cmuara valuta CASH dhe depozitat valutore qe Banka e Shqiperise ka ne bankat e huaja perbejne ate qe quhet Rezerva Valutore e Shqiperise. Ndryshe sasia e rezerves valutore matet edhe me kohen e importeve qe ajo mund te perballoje.

Pra ne rast te ndonje fatkeqesie natyrore lufte apo ndodhi te tjera te ngjashme rezerva valutore perdoret ne sherbim te ekonomise. Ne rastin tone perllogaritet qe rezerva valutore shqiptare te perballoje rreth 4 muaj e gjysme importe.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›