E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale qeveriafajeson biznesin

TIRANE- Duke deklaruar se nuk do te kete me nje shtyrje te dyte te faljes fiskale dje zevendesministri i Financave Alfred Rushaj tha per median se bizneset nuk e kane perfillur ate ne masen qe parashikohej. Deshtimi i kesaj nisme te qeverise le te kuptohet se shume subjekte do te vijojne te mos paguajne taksat e prapambetura ne Tatime e Dogana duke shpresuar ne fshirjen e tyre ne saje te lidhjeve me pushtetaret.

Ligji i Faljes Fiskale nuk ka funksionuar sic duhet te pakten ne pjesen qe i perkiste biznesit. I hartuar si nje ligj do ti vinte ne ndihme sipermarresve per te cliruar shuma te larta per ekonomine sot kur behen bilancet shifrat jane teper te paperfillshme. Kete fakt e ka pranuar edhe Zevendesministri i Financave Alfred Rushaj sipas te cilit pritej qe biznesi te perfitonte me shume nga Falja Fiskale.
Sipas tij nga 1.5 miliarde dollare kapital te legalizuar deri ne javen e pare te muajit shkurt pjesen me te madhe e kane zene individet duke deklaruar te ardhurat e fshehura ne banka dhe nga rivleresimi i pasurive te patundshme qe llogariten me shtrenjte sipas vleresimeve me te fundit qeveritare.
Zbatimi i ketij ligji duhet te perfundonte ne 31 dhjetor 2011 por ishin kerkesat nga shoqatat e ndryshme te sipermarrjes se lire qe detyruan qeverine te shtynte afatin me tre muaj deri me 31 mars. Ligji per Faljen Fiskale ishte kerkuar fort nga biznesi dhe pritshmerite ishin qe me legalizimin e pasurive ekonomise shqiptare ti injektoheshin rreth 4 miliarde dollare kapital. Sipas zv/ministrit jane legalizuar 31 milione dollare para dhe 1.4 miliarde dollare asete. Deri 10-diteshin e pare te shkurtit ishin legalizuar rreth 3.1 miliarde leke nga individet dhe eshte paguar per keto tatim legalizimi ne masen vetem 94 milione leke duke qene se detyrimi ishte mjaft i vogel sipas percaktimit ne ligjin per faljen.

Nderkohe eshte bere rivleresim pasurie te paluajtshme dhe jane paguar per keto rivleresime rreth 1.4 miliarde leke nderkohe qe individet kane perfituar nga ky proces 12.7 miliarde leke apo 130 milione dollare qe mund te perdoren per shitje apo kolateral per kreditim bankar tha Rushaj.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›