E Diel, 1 Nëntor 2026

Amoralët që s’mund të lahen me diarrenë e denoncimeve për “shkelje nderi”

Sikurse pritej, një çështje që u mbyll jo më shumë se 5 minuta pas publikimit në një televizion, është rrekur parmbrëmë, por edhe dje, të marrë statusin e lajmit më të rëndësishëm. Ndërsa pas pamjeve komprometuese për një ish-ministër të shfaqura dy net më parë në një televizion dhe lajmi i shkarkimit të atij ministri nuk la realisht shumë kohë për të bërë një lidhje apo “përgjithësim për bashkëpunim në krim”, ndodhi ajo që nuk pritej, amoralët vërshuan të shpërndajnë receta ndershmërie, a thënë ndryshe receta morali.

Analistë të vetëshpallur mediatikë, të prekur ndoshta ngaqë bëmat e tyre të ngjashme nuk janë fiksuar në video apo audio, por gjithsesi kanë lënë gjurmë të shkruara e zeza mbi të bardhë, nga rrëfimet reciproke për njëri-tjetrin, nxituan që parmbrëmë, jo më vonë se ca minuta pas publikimit të videos komprometuese për një ish-ministër, të mos e fshehin zemërimin që bëmat e tyre edhe më të avancuara të mos jenë “dokumentuar” në celuloide. Këta analistë, që “shkërdhim” publik është pak të thuhet për atë që i kanë bërë njëri-tjetri, ndërsa tentuan të shmangin reciprocikisht nga kujtesat e tyre historitë publike ndaj njëri-tjetrit, sikurse është historia e brekëve të dashnoreve të gjetura poshtë krevatit bashkëshortor apo historia tjetër e hedhjes së dyshekut në shenjë hakmarrjeje nga dritarja e katit të apartamentit të analistit “X”, fqinj me analistin “Y”. Jo vetëm kaq, por në rast se do “shtrydhim kujtesën”, nuk mund të mos na vijnë ndërmend edhe ndoshta në mënyrë të ngatërruar, konsideratat e ndoca analistëve për njëri-tjetrin, kur reciprocikisht i mvishnin shoku-shokut, etiketime të tilla, si “bide”, WC (sipas rasti “alla turka” e “alla frënga”...), dhe anasjelltas. E pra, këta analistë, jo aq në mënyrë të personalizuar, në emër të moralit kanë filluar të shesin veten, në rastin më të mirë si “të virgjër”, dhe në rastin më të keq si “impotentë”. Por, çuditërisht, pas historisë, që më parë u mbyll sesa u hap, për atë që e arriti apo jo ish-ministri ereksionin, debati u zhvendos dje në sallën e Kuvendit. 

Në këtë debat, “kuvendor”, ajo që të bënte të të vinte krupa kur i dëgjoje ndoca deputetë të opozitës, kishte të bënte me faktin se këta ndoca deputetë të opozitës, kanë dalë në “mbrojtje të të drejtave të njeriut” dhe “privacisë”, kur kryetari i tyre është shfaqur nudo, apo më keq, kur historitë perverse me kryetarin e tyre, kanë marrë dhenë e kanë shkuar deri në Pezë, bash, duke përdhosur edhe shtëpinë e “Bab Myslyimit”. Për këta ndoca deputetë të opozitës, ka qenë sjellje prej “trendy”, kur një ish-ministër i apasionuar pas linjave “hot line”, të njohura ndryshe si “linja 0900...”, kishte bërë që fatura në “kurriz” të shtetit të shkonte shumë, shumë e majme.

Në morinë e historive me ish-ministra, nuk mungojnë edhe “gjestet humane”, kur ministri e shndërronte zyrën e tij në zyrë “të kujdesit parësor shëndetësor” dhe zhvillonte “vizita” mjekësore, për shkak të nostalgjisë që ai ruante ende për profesionin e mjekut që dikur kishte pasur. Një tjetër histori të ngjashme ka pasur një tjetër ish-ministër, tashmë me parti të vetën, me sekretaren e tij. Lart e poshtë, nëpër ambiente gazetarësh, nuk reshtin së treguari historitë me ish-ministre, ngjyrat e rrobave të gjumit të të cilave kanë mahnitur aty-këtu edhe ndonjë ish-zëdhënës, kur ai ishte “i detyruar” (jo vetëm) të shoqëronte ish-shefen në delegacione zyrtare jashtë vendit. 

Në morinë e këtyre moralistëve, që dje nga foltorja e Kuvendit, tentuan të fitonin ca kredite më shumë, nuk mungojnë edhe të atillë prej ndoca deputetëve që bomba e “imoralitetit” u ka plasur bash në mes të shtëpisë, sikurse janë të pamoralshmit e tipit “i biri i Flamurit a Fatmirit të qumështit”, apo-apo, të tillë sikurse të një tipi tjetër, që ende e ka fiksim edhe vetë, pse nuk e di çfarë pune i bën, bie fjala, motra. Në qoftë se do të shkojmë edhe ca më tej në kohë, nuk mund të lihet pa kujtuar edhe akuza nga foltorja e Kuvendit, për një kryetar partie të opozitës, aktualisht deputet, për atë se “ai fle me kunatën e tij”.

Sot dhe për pak ditë, e sigurt që zhurma do të vazhdojë nga ata e të tjerë analistë e politikanë të opozitës, që sikurse struci që fut kokën në rërë pse i duket sikur fshihet, ata vetë nuk do të bëjnë asgjë, të ndryshme se ajo që bënë struci... E thënë ndryshe, këta analistë dhe politikanë të opozitës, për ca kredite më shumë dhe jo vetëm kaq, por për kompleksin e tyre, që shthurjen dhe degjenerimin në familje e kanë “etalon”, nuk do të bëjnë asgjë më shumë, sesa “do të lajnë bythën me shurrë”... 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›