E Martë, 3 Nëntor 2026

Amortizimi i Urës së Mesit – Miratohet projekti për restaurimin. Fondi 7 milionë lekë

Ura që lidh fshatin  Mes atë të  Drishtit vijon  të dëmtohet dita ditës. Dëmtimi i parmakëve si dhe i trotuareve në disa pjesë të këtij segmenti krijojnë një pamje  të shëmtuar dhe  gjithashtu kthehen në burim  aksidentesh për banoret që kalojnë në këtë urë.

“Patjetër që ka nevoje për të ndërhyrë është dëmtuar në disa vende”, thotë një banor.

Ndërkohë pritet që Fondi i Zhvillimit të nisë punën shumë shpejt për restaurimin e urës së Mesit, monument kulture i kategorisë së parë, ku do të investohen mbi 7 milionë lekë të reja, ku fillimisht do të niset me ndërtimin e platformave me gurë e rrjete teli në shtratin e Kirit për fuqizmin e bazamenteve të saj.

Vazhdimi i punës do të konsistojë në restaurimin e qemerëve dhe të gjithë segmentit të urës përfshi edhe trasenë, si dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›