Elbasani asnjë rast bruceloze- Shërbimi veterinar: Rezultat i vaksinimit të rregullt të bagëtive

Në Elbasan është një situatë epidemiologjike e pastër sa i takon sëmundjes së brucelozës, e për këtë ka ndikuar vaksinimi i rregullt i bagëtive. Ky proces ka përfunduar edhe për këtë vit.
“Në qarkun e Elbasanit janë vaksinuar rreth 17 mijë krerë, kjo ka përfunduar në të gjithë fshatrat e qarkut dhe aktualisht nuk kemi asnjë lloj problemi si reaksion post vaksinal”, thotë drejtori i Autoritetit të veterinarisë në Elbasan Fatmir Ozuni.
Para tre vitesh, fermerët e Belshit u përballën me humbje për shkak të sëmundjes së antraksit, por sot situata është krejt tjetër.
“Është bërë vaksinimi unazor për tre vjet rresht dhe aktualisht në bazë të analizave të kryera ne ISUF nuk kemi pasur asnjë rast të shfaqjes së antraksit dhe zona është plotësisht e pastër”, thotë Fatmir Ozuni.
Megjithatë kujdesi nuk duhet ulur në asnjë moment. Siguri ushqimore do të thotë nga ferma në tryezë.
/RTSH/