Amortizimi i rrjetit elektrik, digjen pajisjet elektro-shtëpiake në Sarandë
Sarandë- Për shkak të rrjetit të amortizuar elektrik në fshatin Xarrë të Sarandës janë shkaktuar me miliona lekë dëme tek banorët, pasi sipas tyre u janë djegur të gjitha paisjet elektro-shtëpiake.
Ata shprehen se është po i njëjti rrjet i vendosur që në vitin 1970 dhe deri më sot ai nuk është ndërruar. Kjo shkakton ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, por edhe tension të pamjaftueshmë duke dëmtuar të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.
Vetë banorët shprehen se e paguajnë 100% energjinë, ndërsa pavarësisht se i kanë drejtuar dhjetra kërkesa kompanisë CEZ nuk është marrë asnjë masë.
Aktualisht në Xarrë jetojnë 5 mijë banorë dhe sistemi i vjetër elektrik nuk e përballon një popullsi të tillë.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: