Shala: Në qeveri veç me Ramushin kryeministër

Nënkryetari i Parë i AAK-së, e sheh krejtësisht legjitime që partia kryesore në pushtet, PDK, ta ndërrojë “brenda natës” partnerin qeverisës, pa u mbajtur zgjedhje të reja, ka thënë ai për emisonin Jeta në Kosovë.
Sipas Shalës, një qeverisje e udhëhequr nga Haradinaj do të ishte funksionale dhe do të ofronte rezultate më të mira. “Bindja jonë politike është se organizimi i sotshëm i politikës kosovare nuk prodhon rezultat të suksesshëm”.
Sipas tij, ndërrimet në qeveri mund të ndodhin pa shkuar në zgjedhje të reja.
“Në aspektin politik është legale dhe legjitime nëse ke shumicën në Kuvend, sikurse që Qeveria mund të bjerë nëse nuk e ke shumicën në Kuvend. Kështu qe nuk flitet për legalitet dhe legjitimitetit nëse nuk e ke partner të koalicionit dikë që ka shumicën e votave”, u shpreh Shala transmeton Indeksonline.
Haradinaj nuk mohon mundësinë e lidhjes së koalicionit me PDK’në
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj nuk e ka mohuar që partia e tij do të lidh koalicion me PDK’në, por ka thënë se sot nuk mund të deklarohet për shkak se ende është atmosferë festive.
Pas seancës solemne të Kuvendit të organizuar për lirimin e tre ish-luftëtareve të UÇK’së nga Haga, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një bashkim i forcave për ta përballuar më lehtë krizën globale ekonomike.
I pyetur se a mundet Qeveria t’i tejkaloj problemet pa AAK’në, Haradinaj ka thënë se askush i vetëm nuk mundet t’iu del përballë sfidave aktuale.
“Sot pata nderin dhe mundësinë me vazhdu me qenë i nderuar prej institucioneve të vendit. Ne tema tjera nuk ka ndonjë zhvillim”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK ka vendosur të ndihmoj vendin në dialog, ndërsa për koalicion ende nuk është folur.
“Ju thash se një gjë ta kemi të qartë, ne kemi marrë përgjegjësinë me ndihmu procese nacionale, procesin e dialogut, ne tema tjera nuk ka ndonjë zhvillim”, ka shtuar ai.
Arrihet marrëveshja - AAK hyn në Qeveri
Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës.
Burime të Gazetës Express thonë se bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë.
“Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri”, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë në kushte anonimiteti për Express.
Ai nuk ka sqaruar se si do të ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë Kryeministër - Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj.
“Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai.