Amour rremben kater cmime

“Amur”, filmi i regjisorit austriak, Majkëll Haneke, ka rrëmbyer disa nga Çmimet e Filmit Evropian. Në ceremoninë e mbajtur në Maltë, “Amur” ka fituar çmimin e flimit më të mirë, të regjisorit më të mirë, të aktores dhe aktorit më të mirë. Prodhimi i përbashkët francez, gjerman dhe austriak fokusohet në një çift të moshuar, An dhe Xhorxh, me një vajzë që jeton jashtë vendit. An vuan nga një sëmundje që paralizon gjysmën e trupit të saj. Filmi bazohet në një situatë që ka ndodhur në familjen e regjisorit Haneke. Këtë vit, “Amur” ka fituar çmimin kryesor – Palma e Artë – në Festivalin e Filmit në Kanë.