Strauss-Kahn mbyll ceshtjen eviton procesin gjyqesor
Dominik Straus Kan ka arritur një marrëveshje ekonomike me kamarieren e Sofitel e cila e akuzonte për përdhunim, duke evituar në këtë mënyrë dhe procesin gjyqësor.
Marrëveshja duhet të përfundojë javën e ardhshme me firmosjen e saj para gjykatësit të Bronksit që ka ndjekur cështjen. Lajmi ëshët publikuar nga Nju Jork Tajm. Sipas burimeve të afërta me këtë cështje, marrëveshja parashikon një dëmshpërblim financiar shuma e të cilit nuk dihet. Kamarierja e kishte akuzuar Straus Kan për agresion seksual dhe e kishte denoncuar. Tashmë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje që ishte këshilluar ëm parë dhe nga sjykatësi, të dy protagonistët mund dhe të mos të takohen duke lënë cdo gëj në dorë të avokatëve. Por asnjëra nga palët e përfshira nuk ka komentuar këtë lajm por në të njëjtën kohë nuk ka pasur asnjë përgënjeshtrim. Nëse një gjë e tillë konfirmohet deri në fund atëherë përfundon dhe cështja civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në Francë, gjykata e apelit ka vendosur të shtyjë për në datën 19 dhjetor vendimin për fatin e Straus Kan, ku akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.