Anëtarësimi në BE, Basha bisedë me Bild
Bild ka siguruar se presidenca suedeze mbështet shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Megjithatë, kryediplomati suedez nuk ka dhënë ndonjë datë për përmbylljen e këtyre proceseve.
Gjatë së premtes ministri Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm italian Franco Frattini. Pak ditë më parë, Frattini shprehu publikisht për praninim e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në unionin e 27 shteteve.
Gjatë së hënës, ministrat e Jashtëm të BE-së, pritet të shqyrtojnë kërkesën e Islandës, ndërkohë që në shqyrtim sipas mediave do të jetë edhe kërkesa e Shqipërisë. Duket se gjithçka do të nisë pas mbylljes së procesit zgjedhor, proces i cili është vlerësuar nga ndërkombëtarët si më i miri i zhvilluar në vendin tonë.