E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, pavijon izolimi ne Sarande

Pas nje shtetase shqiptaro-amerikanes dyshohet se jane bartes te virusit edhe dy persona te tjere ne Sarande.

Pas konfirmimit te rastit te pare me grip derri, edhe ne spitalin e ketij qyteti jane duke u marre masa per te perballuar trajtimin apo izolimin e rasteve me AH1N1.

Sipas burimeve prane spitalit, mesohet se jane duke u plotesuar me materiale mbrojtese nje pjese e mire e pavijoneve.

Do te shtohen edhe vende te reja pune ne radhet e infermiereve, enkas per te qene ne gatishmeri te plote per pandemine e gripit te derrave.

Pacienteve qe shfaqin simptoma te virozes se stines u behen analizat, u merren kampione dhe me pas ato dergohen per ekzaminime te specializuara ne Tirane.

Ne vazhden e masave, spitali ka ngritur dhe kompletuar dy dhoma izolimi prane sherbimit infektiv.

Nje sherbim kontrolli eshte hapur edhe ne afersi me terminalin e udhetareve ne Portin e Sarandes.

Pavijoni ka pajisjet me te domosdoshme per kontrollin rutine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›