E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi: Ti Rike je si burrë!

Dalja e Joanës nga shtëpia televizive e Big Brother ka shkaktuar jo pak zhurmë për Anaidin dhe sulmin që disa banorë po e drejtojnë karshi tij.  Një prej tyre, Rike, e ka pyetur Anaidin nëse do i ftojë në dasmën që do bëjë me Joanën.

Teksa bisedojnë për surprizën e Rikes, ajo e pyet Anaidin, si për të hapur një diskutim me të. “A do të na ftosh në dasmë kur të martohesh me Joanën?”, e pyet Rikja, ndërsa Anaidi i thotë se ka për t’i ftuar të gjithë.

“Vetëm ndërroni fytyrë kur të martoheni”, i thotë Rikja. “Do të marrim fytyrën tënde”, ia kthen Anaidi. “Fytyra ime është shumë e bukur për ju”, vazhdon të shprehet Rikja, duke vazhduar kështu të pasojnë batutat e njëri-tjetrit për disa minuta.

“Për Zotin, nëse të krahasoj me të dashurën e fundit që kam pasur, të vë një 5-së me hatër”, i thotë Anaidi. “Zoti nuk thotë çfarë ke pasur, por çfarë ke”, ia kthen Rikja, ndërsa Anaidi thotë se ajo nuk e di farë se çfarë të dashur ka ai. “Më vjen shumë keq për ty”, ia kthen Rikja, ndërsa ruan qetësinë dhe qesh pas batutave që thotë, teksa është ende duke i rënë kitarës.

“Që të jesh femër, nuk duhet të jesh vetëm e bukur. S’duhet të jesh kështu si burrë”, trasmeton BW fjalet e Anaidit.Këto fjale prekeb Riken, qe i tregon se nuk i intereson opinioni i tij. “Ti je si burrë i vogël, si lace”, vazhdon t’i thotë Anaidi, ndërsa Rikja i thotë se i ka të dyja në vetvete. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›