E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Hoxha, në "Parlament..."

Këngëtarja Eliza Hoxha, është nominuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi  për anëtare të Parlamentit Kulturor Evropian (European Cultural Parliament – ECP), bashke me Veton Nurkollarin.

E drejta për të nominuar dy anëtarë nga Kosova është bërë sipas kërkesës që zyrtarët e ECP-se i kanë bërë ministrit Krasniqi pas pjesëmarrjes së tij në sesionin vjetor të  njëmbëdhjetë me radhë të këtij institucioni, që u mbajt vitin e kaluar në Berlin. Nominimet e Ministrit Krasniqi janë pranuar menjëherë nga drejtuesit e Parlamentit Kulturor Evropian. Anëtar i vetëm nga Kosova i ECP-së deri më tash ka qenë Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, njofton MKRS përmes një kumtese për media.

European Cultural Parliamnet është një forum i personaliteteve të ndryshme të kulturës dhe artit nga Evropa, që synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›