E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet Platforma serbe me elemente te Milloshevicit

Prishtine 29 Nentor NOA - Analiste te ceshtjeve politike ne Kosove kane qasje te ndryshme lidhur me platformen e paralajmeruar nga Beogradi zyrtar per dialogun me Prishtinen. Analisti Yll Hoxha nga Klubi per Politike te Jashtme vlereson se platforma serbe e cila eshte e bazuar ne Kushtetuten dhe rezolutat per Kosoven permban elemente sic thote ai te milloshevicizmit.

Por per analistin Behlul Beqaj pavaresisht deklarimeve te zyrtareve serbe platforma e tyre do te ndryshoje dukshem nga ajo qe e kane paralajmeruar.

Paralajmerimi i Beogradit zyrtar se platforma per dialogun me Prishtinen bazohet ne Kushtetuten e Serbise dhe rezolutat parlamentare per Kosoven te cilat potencojne integritetin territorial te Serbise nga analistet e ceshtjeve politike ne Kosove po komentohet ne menyra te ndryshme.

Yll Hoxha drejtor i Klubit per Politike te Jashtme thote se paralajmerimet e Beogradit zyrtar mund te shihen si nje vazhdimesi e politikes se dikurshme te Sllobodan Milloshevicit te instaluar karshi Kosoves.
Kushtetuta dhe politika qe derivojne prej saj ne fakt jane elemente te cilat jane aprovuar ne kohen e Milloshevicit. Pavaresisht pretendimeve qe ekzistojne ne Beograd se ka reformime dhe ecje perpara pro-evropiane te Serbise.

Per fat te keq refleksionet ndaj Kosoves mbesin ato te kohes se Milloshevicit dhe nuk ka ndonje levizje me te madhe. Ne kete kontekst nje platforme e cila bazohet ne pretendimet kushtetuese te Serbise - pretendimet mbi Kosoven ne fakt permban elementet e milloshevicizmit thote Hoxha.

Por ndryshe e sheh situaten analisti Behlul Beqaj. Ai vlereson se vete pergatitja e platformes nga ana e Serbise eshte shenje se ajo eshte e gatshme qe te hyje ne dialog me Kosoven.

Sipas Beqajt kjo gatishmeri vjen nga fakti se krahas pyetesorit te Komisionit Evropian te cilin Serbia duhet ta plotesoje ajo do te ballafaqohet me pyetje mjaft delikate sa i perket ceshtjes se Kosoves duke pasur parasysh qe Kosova nuk eshte perfshire ne menyre formale ne kuader te ketij pyetesori. Beqaj pret ndryshime edhe ne platformen e Serbise.

Serbia objektivisht eshte mire qe ka shprehur gatishmerine per fillimin e dialogut. Natyrisht ajo nuk ka mundur tju shmanget obligimeve qe i ka marre gjate tere kohes. Ka pasur nje qendrim te cilin sipas te gjitha gjasave vecmas duke analizuar veprimet e fundit sa i perket pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhjet e Kosoves e ka ndryshuar dukshem.

Pres qe edhe platforma ndonese eshte nisur me obligimet kushtetuese dhe rezolutave qe jane aprovuar ne Kuvendin e Serbise te ndryshoje dukshem... Si pasoje e kesaj pres qe edhe platforma ndonese eshte nisur me obligimet kushtetuese dhe rezolutave qe jane aprovuar ne Kuvendin e Serbise te ndryshoje dukshem ne favor te nje zgjidhjeje me te pershtatshme qe eshte shume larg perfshirjes se Kosoves ne Kushtetuten e Serbise dhe shume larg rezolutave te cilat i ka aprovuar gjate tere kohes shprehet Beqaj.

Ne anen tjeter tashme eshte e ditur se lideret institucionale te Kosoves kane potencuar se do te refuzojne te fillojne cfaredo dialogu me Serbine nese ajo meton te ve ne dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Kosoves.

Analisti Hoxhaj vlereson se per te filluar procesi i nje dialogu konstruktiv ne mes Kosoves dhe Serbise Bashkimi Evropian duhet te jete mjaft i kujdesshem.

Bisedimet ne mes te Kosoves dhe Serbise si dhe Bashkimit Evropian ne fakt duhet te jene te projektuara si nje trialog. Po qe se nuk shnderrohen ne trialog ku Bashkimi Evropian mban edhe karoten shperblimin per palet ne aspektin e integrimit evropian si dhe ta kushtezoje procesin e normalizimit te marredhenieve ne mes te dy vendeve me procesin e integrimit evropian gjasat qe palet vetvetiu ti zgjidhin problemet ne forme autonome jane bukur te vogla. Dhe qe ne fillim mund te parashihet deshtimi i ketij procesi vlereson Hoxhaj.

Ndryshe nga Hoxhaj vlereson analisti Beqaj. Sipas Beqajt rolet e Kosoves dhe Serbise ne procesin e dialogut te pritshem pergjithesisht jane duke u predimensionuar ne opinionet e te dyja vendeve.

Kosova dhe Serbia thekson Beqaj domosdoshmerisht do te hyjne ne skenarin te cilin sic shprehet ai e ka pergatitur Bashkimi Evropian.

Pushteti i Kosoves se bashku me pushtetin e Serbise ne rastin e dialogut me teper do te jene vetem mbulese e marreveshjes te cilen do ta ofroje bashkesia nderkombetare sesa qe do te jene kreatore te nje veprimi te permbajtjes qe do ti kete zgjidhjet shume me racionale dhe praktike dhe qe perfundimisht do ta ndaje Kosoven dhe Serbine. Por njekohesisht edhe do ta bashkoje konceptin e Serbise dhe Kosoves ne perputhje me idene e Bashkimit Evropian perfundon Beqaj.

REL

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›