Wikileaks Berluskoni zeri i Putin ne Evrope Arabia Saudite ka kerkuar te sulmoje Iranin

Tirane 28 Nentor 2010 NOA - Edicioni online El Pais ka filluar publikimin e permbajtjes se dokumenteve te diplomacise amerikane te marra nga Wikileaks te mbuluar me fotot e shtate udheheqesve te botes duke perfshire edhe Silvio Berluskonin me nje citim per kete te fundit Festat e egra te Berluskonit kane ngjallur nje mosbesim te thelle te Uashingtonit.
Gjithashtu behet e ditur se ekzistojne marredhenie jashtezakonisht te ngushta ne mes Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Silvio Berluskoni
Berluskoni duket te jete zedhenesi per Putin ne Evrope. Keshtu raporton New York Times.
Diplomatet e SHBA-se kane pershkruar ne 2009 marredheniet midis Italise dhe Rusise.
Ne shtetin fqinje Itali te vazhdojne zerat ne lidhje me permbajtjen e mundshme te dokumenteve qe do te zbulohen sonte dhe qe mund te perfshijne zyrtaret e qeverise.
Sipas El Pais diplomacia amerikane nuk ka treguar nje respekt te madh edhe per Presidentin francez Nicolas Sarkozy.
Ndersa gazeta britanike The Guardian ne lidhje me dokumentet e paraqitura nga Wikileaks raporton se aleatet arabe te Shteteve te Bashkuara vecanerisht Arabia Saudite ka kerkuar te sulmoje Iranin per te bllokuar programin berthamor te tij.
Shtepia e Bardhe denon ashper deklarimin e paautorizuar te dokumenteve dhe informacioneve te ndjeshme qe cenojne sigurine kombetare. Kjo u tha nga zedhenes i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs duke iu referuar publikimit te dokumenteve te Wikileaks.
Lexoni ketu detaje si Wikileaks po publikon dokumente qe lidhen edhe me Shqiperine
k.a/NOA