Analistet komentojne doreheqjen e Sejdiut

Sipas tij kushtetuesja ne krye me kryetarin e saj Enver Hasani pasuar nga trupi gjykues kane shkelur shume rregulla ne procesin ndaj Fatmir Sejdiut.
Duke numeruar shkeljet e ligjit Tahiri thote se kryetari Enver Hasani duhet shkarkuar.
Shkelja e pare eshte se numri prej 31 deputeteve eshte zvogeluar dhe gjykates i eshte dashur te marre nje vendim te ri. Shkelja tjeter eshte se vendimet shpallen ne fletoren zyrtare por kjo nuk eshte bere. Tjeter shkelje ehste se kryetari i gjykates ka bere komentim politik qe eshte e denueshme dhe per kete duhet te perjashtohet. Shkelja tjeter eshte se ceshtja per te cilen eshte marre vendimi ndaj presidentit vjeterohet nese nuk ngrihet ne afat gjashte muajsh prej dates qe eshte evidentuar apo ka ndodhur shkelja deklaron Tahiri.
Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosoves brenda dy javeve do e kryesoje serish presidencen. Ai thote se kjo eshte edhe marreveshja ndermjet koalicionit.
Marreveshja ndermjet partnereve te koalicionit eshte qe LDK-ja duhet ta kete kandidatin per president dhe te zgjidhet presidenti. Presidenti zgjidhet ne tre radhe votimesh votimi i pare shkon me 80 vota edhe i dyti me 80 ndersa votimi i trete eshte me 61 vota. Nese ska nje marreveshje atehere shkohet ne nje krize qeveritare dhe ne zgjedhjen e qeverise se re sqaron Tahiri.
Por ndryshe nga ai mendon analisti Halil Matoshi.
Ne kete rast LDK-ja mund ta propozoje nje kandidat por nuk ka shanse teorike qe nje kandidat te kaloje raundin e pare te votimeve ku i duhet shumica absolute prej 80 deputetesh qe eshte e paimagjinueshme ne radhen e dyte te votimeve duhen dy te tretat qe jane 72 deputete qe per mua eshte e paimagjinueshme dhe ne votimin e trete eshte shumica e thjeshte qe eshte 50-1. Ne asnje rrethan nje kandidat i LDK-se ne kuvendin e Kosoves mund te kaloje shprehet Matoshi.
Ai thote se gardiani i Kushtetutes do te duhej ta respektonte ate. Nderkohe tani e tutje sipas tij vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.
Sipas kushtetutes kryesine e vendit e merr zoti Jakup Krasniqi i cili nuk ka fuqi politike per vendime te tjera pervec shperberjes se kuvendit aktual dhe te shpalle zgjedhjet e lira dhe pergatise ato. Kosova prej sot kalon ne zgjedhje te lira te jashtezakonshme thekson ai.
Gjykata Kushtetuese te premten ka publikuar vendimin me shumice votash me te cilin ka konfirmuar se presidenti ne largim Fatmir Sejdiu ka shkelur rende Kushtetuten e Kosoves duke mbajtur edhe postin e Kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.