E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi aksident i rende rrugor 7 viktima

Nje aksident tragjik ka ndodhur ne Greqi pasditen e se henes. 7 persona kane humbur jeten pas perplasjes se disa makinave ne aksin rrugor qe lidh qytetin e Larises me ate te Trikalas.

Aksidenti ndodhi kur nje kamion u perplas me dy autovetura qe po leviznin ne te njejtin drejtim kur befas njera prej tyre eshte perpjekur te parakaloje autoveturen e pare dhe kamionin njekohesisht.

Ne kete perpjekje te gabuar drejtuesi i makines eshte perplasur me dy mjetet e tjera. Nga nje prej autoveturave jane nxjerre te pajete trupat e nje cifti dhe te dy femijeve dy dhe tre vjec ndersa nga autovetura e dyte edhe tre persona te tjere.

Dy persona kane mbetur te plagosur ne aksidentin e rende dhe ndodhen ne spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›