E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza 8 mujore, Burgaj: 7 vrasje më pak, asgjësoni hashashin e mbetur

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj ka zhvilluar sot një takim më dyer të mbyllura me 12 drejtuesit e policive të qarqeve në vend. Takimi erdhi pas konstatimit të shkeljeve nga ana e punonjësve të turnit të tretë në komisariatet ne vend.

Burime konfidenciale bënë me diej për gazetarin Spratak Koka se Burgaj ka qenë i ashpër dhe shumë kërkues për rritjen e kërkesës së llogarisë për vartësit.

Në mbledhje është bërë një evidencë e plotë e situatës në vend ku konstatuan 7 vrasje më pak , 700 vepra penale më pak në fushën e banesave dhe automjeteve

Sipas raportit ka pasur një rritje të luftës kundër korrupsionit me 20 vepra më shumë. Parcelat e hashashit kanë qenë një tjetër fokus kryesor i tryezës, ku u konstatua se janë asgjesuar rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike. Teksa, Burgaj ka kërkuar asgjësimin e plotë të parcelave. 
(e.m/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›