E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, vodhi banesën e xhaxhait, pranga 33-vjecarit

TEPELENË- Vodhi në banesën e xhaxhait, arrestohet 33-vjecari i shpallur në kërkim. 

Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Aurel Çako, 33- vjeç i akuzuar ‘për vjedhje me thyerje’.

Mësohet se 33-vjecari ka vjedhur banesën e xhaxhait të tij ne fshatin Hormovë si dhe shtëpinë e Shehut të Teqesë. 

Policia bën me dije se të 2 vjedhjet janë të dokumentuara me prova. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›