E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e BMI-së: Trazirat sociale mund të rrëzojnë Hashim Thaçin

thaci9Prishtinë- Sipas Business Monitor International, një institucion i pavarur hulumtues me seli në Londër i specializuar për analiza të të dhënave dhe parashikime mbi rrezikun politik, ekonomik, të biznesit dhe atë financiar të shteteve, qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi po i parashikohet fundi.

Sipas saj ‘vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Kjo do të ndodhë pasi të shpërthejnë trazirat sociale nga qytetarët e pakënaqur me situatën e rëndë socio-ekonomike të krijuar kohëve të fundit’.
Ky skenar mund të ndodhë gjatë këtij viti, thotë studimet .

Trazirat sociale mund të çojnë në rënien e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme,raporton Business Monitor International.

“Prezenca e madhe ushtarake dhe diplomatike ndërkombëtare nuk do të lejojë përshkallëzimin e dhunës. Por, nga kjo situatë Kosova do të pësojë më së shumti sa i përket proceseve tashmë të filluara pasi nisma e vendit drejt normalizimit progresiv politik do të përballet me një tjetër goditje,-thuhet më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›