E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr gjigand në aeroportin e Kenias, zjarrëfikësit në luftë me flakët (VIDEO)

aerKenia- Një zjarr i madh ka shpërthyer në aeroportin kryesor ndërkombëtar në kryeqytetin kenian, Nairobi.

Autoriteti i Aeroporteve në Kenia (AAK) tha se Jomo Kenyatta International Airport (JKIA) ishte mbyllur dhe janë evakuuar pasagjerët.

Sekretari i kabinetit për transport, Michael Kamau tha se zjarri ishte “shumë i rëndë” dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg nga aeroporti.

Imazhet tregojnë flakët që dalin nga një prej ndërtesave kryesore.

Ministria e Brendshme shkroi në Twitter se një evakuim i aeroportit po zhvillohet, vetëm me personelin thelbësor të mbetur, por tha se zjarri ishte përmbajtur. Nuk ka pasur raporte për ndonjë viktimë dhe shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Jomo Kenyatta Aeroporti Ndërkombëtar është një qendër e rëndësishme rajonale për Afrikën Lindore, me shumë fluturime të distancave të gjata që ulen atje për tu lidhur në vendet anembanë rajonit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›