E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e MTKRS 47 milione turiste ne 2012

Gjate vitit 2012  vendin tone e kane vizituar afro 4 milionë e 700 mije qytetare. Ministri i turizmit Aldo Bumçi gjatë analizës vjetore  e ka quajtur vitin e kaluar si me te suksesshmin ne këtë sektor.
Numrin me te madh te vizitoreve jo rezidentë e përbejnë ato kosovare me 48 për qind, maqedonasit me 12 për qind, shtetasit  italianë 7 %  për qind greke 5 % gjermane  2 % etj.
Potencialet qe ofron Shqipëria si dhe promovimet qe i janë bere turizmit ne panairet ndërkombëtare  sipas ministrit Bumci kane  dhëne ndikim kryesore ne ecurinë pozitive te këtij sektori.
Minsitri  Bumci u shpreh optimist edhe për ecurinë e turizmit  edhe gjate  vitit 2013,pavarësisht se pranë piku te sezonit do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
“Koha ka treguar se edhe kur ka pasur vite zgjedhjesh apo trazirash turistet nuk janë frenuar”, deklaroi ai. 
Për ecurinë e vitit qe sapo lamë pas Bumci është fokusuar edhe ne ruajtjen dhe restaurimin e vlerave te trashëgimisë kulturore.
Janë restauruar 30 objekte  financimet ne total kane qene 311 milionë leke ,122 milionë me shume se një vit me pare.
2012 sipas ministrit Bumci ka qene dhe një vit jubilar pasi shënoi 100 vjetorin e pavarësisë dhe për këtë sipas tije aktivitetet kane qene te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›