E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alketa, ditelindje mes talenteve te “X Factor”

Ne kete dite te vecante, ajo ka pranuar mesazhe te shumta urimi me cdo menyre komunikimi e ndoshta ca me shume edhe ne rrjetet sociale. Ditelindja e saj e 29-te e ka gjetur mes provave gjenerale te “X Factor Albania 2” nen ethet e se dieles se spektaklit live. Por edhe mes urimeve te pafundme nga miqte dhe fansat ne profilin e saj te Facebook.

Alketa Vejsiu, e filloi karrieren qe ne moshen 14 vjecare. E shkathet dhe elokuente, ajo u identifikua si “vajza qe flet sakte dhe shpejt”. Pas njohjes me producenten Vera Grabocka, e cila kerkonte nje prezantuese femer per spektaklet e saj maratona fundjave me shifren e zemres “12”, Alketa afrohet tek regjisorja e famshme. Spektakli i perjavshem i la vendin “12 endrrat e nje nate vere”, si spektakli i dansit sportiv evropian. Nga nje figure e mistershme radiofonike, publiku atehere u njoh me imazhin televiziv te Alketes. Ketu ajo per here te pare shpalosi energjine e saj ne prezantim, kenge, dhe kercim, gje qe i siguroi nje afirmim te shpejte qe ne moshen 17 vjecare. Pas kaq vitesh si prezantuese ne spektaklet dhe festivalet me te njohura te skenes shqiptare, Alketa Vejsiu eshte nje nder imazhet me te dashura per publikun. Dhe X-Factor, tashme ne edicionin e dyte, e gjen me me shume fansa se kurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›