E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza/Miti i hegjemonisë gjermane - Përse Berlini nuk e shpëton dot e vetme Europën

04-10-2012 / “Foreign Affairs”

Nga Daniela Schwarzer dhe Kai-Olaf Lang
“Foreign Affairs”

Më 2010 dhe 2011 dy vitet e para të krizës që ka pushtuar Europën, Gjermani duket se po shfaqet si një shtet i fuqishëm, duke qenë se zotëron një lloj aftësie për të formësuar fatet e vendeve fqinje.
Duke pasur një ekonomi të fortë, Gjermania ka rënë dakord ta shpëtojë eurozonën duke vënë në funksion mekanizmat e menaxhimit të krizës.
Kjo do ndikojë në politikat ekonomike dhe buxhetore të vendeve të përfshira në krizë, siç janë Greqia dhe Spanja dhe ka treguar autoritetin e vet për të imponuar një lloj axhende për reformat në këto vende.
Gjermania është vendi më i rëndësishëm sot në Europë. Pozicioni i saj si garantuese e stabilitetit të eurozonës nuk përkthehet domosdoshmërisht si supermacia e saj politike. Teksa kriza e euros po përshkallëzohet dhe Gjermania ka humbur aleatët e vet politikë, tashmë do i duhet të pranojë se monedha nuk do i përshtatet më së miri vizionit të vet.
Arsyeja e parë që Berlini do të luftojë për të zbatuar këto plane për Europën është se zhvillimet politike të këtyre 6 muajve të fundit e kanë kthyer Gjermaninë në një gjigant të madh por të izoluar.
Më 2010-2011 ky izolim ishte më i madh, për shkak të bashkëpunimit mes Berlinit dhe Parisit – si dhe marrëdhënies së ngushtë midis dy liderëve që u njohën si Merkozy – që Gjermania ishte në gjendje të vendoste për linjën politike europiane dhe nuk i përfilli anëtaret e tjera të eurozonës, përgjithësisht vendet jugore me deficite të thella.
Tashmë, presidenti i ri i Francës, François Hollande, ka përkrahur axhendën europiane pro rritjes nga ana e kancelares gjermane Merkel. Ndërkaq, Austria, Finlanda dhe Holanda nuk janë më partnerë ku mund të mbështetet Gjermania për sa i takon problemeve ekonomike (këta janë vende të vogla të eurozonës që tradicionalisht kanë qenë përkrah Gjermanisë).
Aleatët e tjerë të Berlinit në ekuilibrimin e përafrimeve të stilit mesdhetar, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia, kanë më pak ndikim në këto kohë krize. Këto vende nuk e përdorin euron dhe eurozona shtrihet atje ku vendimet e rëndësishme politike në të ardhmen e Europës.
Në këtë kontekst të ri, Gjermania rrezikon të dështojë në disa këndvështrime. 
Duke qenë se këto dy vende kanë më pak rëndësi në funksionimin e eurozonës dhe në mekanizmat e shpëtimit të situatës, kanë më shumë liri veprimi për t’u përshtatur me politikat e ashpra drejt vendeve me deficite të thella. Ata mund të kërkojnë garanci, ashtu siç bënë finlandezët dhe grekët.
Ata mund të bëjnë thirrje për largimin nga eurozona, siç bëri edhe ministrii jashtëm austriak gjatë muajit gusht. Ato madje mund të kërcënojnë me tërheqjen me vullnetin e vet nga eurozona – diçka krejt e paimagjinueshme kjo për Gjermaninë apo Francën.
Nëse krizës i jepet fund, këto vende të vogla kanë për t’i ulur nivelet e borxhit publik. Duke i dhënë përparësi largimit nga eurozona, ata mund të shmangin edhe përdorimin e monedhës euro.
Gjermania, sidoqoftë, nuk i bën dot kërcënime të tilla. Dalja e Gjermanisë nga eurozona do të sillte vdekjen e pashmangshme të monedhës së vetme, që jo vetëm do sillte një fatkeqësi ekonomike, por do të siguronte një trashëgimi historike që edhe skeptikët më të mëdhenj, nuk do të donin ta pranonin. Po të ndodhte kjo, humbjet ekonomike dhe financiare për Gjermaninë do ishin të pallogaritshme. Nëse Gjermania do të prezantonte një monedhë të re, vlera e saj do ngrihej në qiell, duke shkatërruar eksportet në vend.
Teksa po përkeqësohet kriza në kontinentin europian, Gjermania do ta ketë të vështirë të ndikojë në vendet e tjera europiane dhe në politikat e tyre të brendshme. Berlini mund të kërkojë sanksione dhe kontrolle që të ndikojnë automatikisht, kur anëtarët e eurozonës të shtojnë deficitet e mëdha, por në praktikë vendimi për të zbatuar masa të tilla do të mbetet një zgjidhje politike në secilin vend.
Ajo që është më e rëndësishmja është se përvojat e kaluara për reformat e mëdhaja të Bashkimit Europian kanë treguar se ndonjë përpjekje për të krijuar një bashkim politik fiskal përfshin edhe negociatat e komplikuara që mund të rezultojnë në një kompromis, jo në një zgjidhje gjermane.
Kështu që, edhe pse Gjermania e di që edhe pse presioni i tregut është nga njëra anë, ajo nuk ka për ta thjeshtëzuar përdorimin e euros.
Berlini duhet  të marrë në konsideratë që reputacioni i Gjermanisë në Greqi, Itali dhe Spanjë tashmë ka rënë, madje ka nisur të shkatërrohet. Nëse Berlini vazhdon të kërkojë buxhetet e ekuilibruara, ajo mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm me vendet në borxhe të eurozonës, por edhe marrëdhëniet me qeveritë europiane që normalisht kanë favorizuar vetëkontrollin e Gjermanisë.
Në betejën për stabilizimin e euros, Gjermania nuk po e shijon pushtetin ideologjik për të arritur në një konsensus pas një konsolidimi fiskal.
Në gjithë Europën, thirrja qeveritare e Merkelit për ndihmë është perceptuar si një kërkesë që do i zërë frymën rritjes dhe nuk do ta stimulojë aspak atë.
Zgjidhjet e preferuara të qeverisë Merkel për të ardhmen e eurozonës do të shkaktonin kosto politike dhe financiare për vetë Gjermaninë.
Një ujdi politike do të bënte që të hidhnin një hap të rëndësishëm përpara në rrugën drejt bashkimit politik europian, ku do të përfshiheshin vende të përgjegjshme, duke krijuar një bashkim veprimesh bankare dhe duke transferuar para përmes kufijve politikë – të gjitha këto do të sillnin rreziqe të mëdha për taksapaguesit gjermanë.
Vendet e eurozonës ka shumë të ngjarë që të ndajnë mes tyre përgjegjësinë për borxhet publike si private, edhe publike. Nëse Greqia del nga eurozona, kjo gjë do kërcënojë monedhën dhe do të kërkojë shpenzime të pamata financiare, një lloj mutualizmi borxhesh.
Nëse Greqia lihet mënjanë, Gjermania mbase nuk do e pranojë më përgjegjshmërinë reale për krizën financiare dhe fiskale të Europës.
Berlini duhet të jetë i ndërgjegjshëm që stabilizimi i euros dhe reformimi i BE-së nuk do të priret drejt një Europe të gjermanizuar.
Në të vërtetë, liderët gjermanë tashmë po i kuptojnë më në fund limitet e vizionit të tyre të veçantë. Ata e dinë që masat e marra nën ndikimin gjerman më 2010-2011 nuk ishin të mjaftueshme për të frenuar krizën. Gjermania  e vetme nuk do jetë në gjendje të nënshtrojë më shumë sovranitete kombëtare, as nuk do të mundë të përcaktojë pasojat e këtij procesi. Nëse do të përpiqet të shfaqë ndikimin e fortë të vet, Berlini duhet të rikrijojë lidhje të ngushta me Parisin dhe ta përkrahë këtë ortakëri për një integrim më të thellë. Kjo hapje e re do të përfshijë vendet e eurozonës – për të konsoliduar monedhën euro – po ashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloninë, përfshirja etë cilave do të jetë e nevojshme për të riformësuar institucionet e Bashkimit Evropian. Gjermania duhet të ecë përpara në ndërtimin e urave midis jugut dhe veriut, midis dhënësve dhe marrësve.
Shkurt, zor se Gjermania do të jetë në gjendje të diktojë ndonjë zgjidhje për Europën, për krizën dhe reformat institucionale. Ecja e vetmuar e Gjermanisë nuk është e mundur. Koalicionet e nevojshme për rindërtimine  arkitekturës ekonomike dhe politike të Europës do të dobësojnë planet e Gjermanisë. Presioni i tregut në vendet në krizë mund ta lejojë Berlinin, për ca kohë, të zbatojë politikat e veta në eurozonë. Por krizat nuk do ta ndalin Gjermaninë, as vizionin e integrimit europian.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›