E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizë krahasuese e financave publike nën qeverisjet e dy krahëve politikë

Nga Ilir Beqja

Pagat dhe pensionet janë programi kryesor buxhetor i transfertave të drejtpërdrejta në të holla që buxheti i shtetit bën drejt familjeve shqiptare. Disponohen të dhëna të plota të pasqyrave fiskale të qeverisë për vitin 2012. Kështu mund të bëhet një vlerësim për periudhën 7-vjeçare, 2005 2012

GRAFIKU- faqe 9

Në këtë periudhë fushate elektorale, propagandohet dendur nga qeveritarët rritja e ndjeshme e pagave dhe pensioneve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Pagat dhe pensionet janë programi kryesor buxhetor i transfertave të drejtpërdrejta në të holla që buxheti i shtetit bën drejt familjeve shqiptare. Disponohen të dhëna të plota të pasqyrave fiskale të qeverisë për vitin 2012. Kështu mund të bëhet një vlerësim për periudhën 7 vjeçare 2005 2012. Megjithatë analiza vetëm e pagave dhe pensioneve jashtë kontekstit të treguesve kryesorë mund të çonte në vlerësime të përcipta apo spekulative.

Të dhënat fiskale janë në milionë lekë. Vihet re se pothuajse të gjithë treguesit fiskalë janë rritur nominalisht në nivel të njëjtë me rritjen e ekonomisë shqiptare 2005 2012.

Për të vlerësuar se çfarë është ndryshe në periudhën deri në vitin 2005, le të shohim ndryshimin e treguesve fiskalë në një periudhë të njëjtë në vite prej 7 vjetësh, pra periudhën 1998 2005.

Nëse krahasojmë ndryshimin e treguesve të analizuar në periudhat 7 vjeçare, rezulton se:

Vlera nominale e Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 99 % në periudhën 1998 2005, kundrejt 65 % në periudhën 2005 2012. Pra, është i pavërtetë deklarimi se nën qeverisjen e PD-së ekonomia ka pasur rritje të pandodhur më parë.

Të ardhurat tatimore janë rritur 153 % në periudhën 1998 2005, kundrejt 64 % në periudhën 2005 2012. Pra, është i pavërtetë edhe deklarimi se nën qeverisjen e PD-së ekonomia ka pasur përmirësim në mbledhjen e të ardhurave buxhetore.

Shpenzimet Buxhetore janë rritur 64 % në periudhën 1998 2005, kundrejt 62 % në periudhën 2005 2012. Ky tregues ka ndryshuar në të njëjtin nivel.

Rritja shumë më e ndjeshme e të ardhurave tatimore në krahasim me shpenzimet buxhetore në periudhën 1998 2005 kundrejt 2005 2012, reflektohet një situatë e përmbysur në vlerën nominale të deficitit buxhetor. Në periudhën 1998 2005 deficiti buxhetor u pakësua me 28 %, ndërsa në periudhën 2005 2012 u rrit me 63 % po aq sa edhe shpenzimet buxhetore. Dëshmi kjo se qeverisja socialiste është treguar shumë më e përgjegjshme në mbylljen e mandatit të dytë qeverisës.

Shpenzimet për Paga e Pensione janë rritur me 109 % në periudhën 1998 2005, kundrejt 63 % në periudhën 2005 2012. Pra, është i pavërtetë edhe deklarimi se nën qeverisjen e PD-së është zbatuar një politikë sociale e theksuar, përkundrazi nën qeverisjen e PS-së ka pasur një theks shumë më të dukshëm social.

Shpenzimet për Investime Publike janë rritur me 58 % në periudhën 1998 2005, kundrejt 61 % në periudhën 2005 2012. Edhe ky tregues ka ndryshuar në të njëjtin nivel.

Besoj se lexuesit i kemi dhënë informacion të mjaftueshëm që të bëjë një vlerësim të pavarur krahasues të dy periudhave.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›