E Diel, 1 Nëntor 2026

Anan: Irani mund të jetë pjesë e zgjidhjes së konfliktit në Siri

Anan foli nga Teherani të mërkurën pas bisedimeve me ministrin Iranian të Punëve të Jashtme, Ali Akbar Salehi.
Ai përsëri theksoi domosdoshmërinë e gjetjes së një rruge për të ndaluar vrasjet, në mënyrë urgjente. Po ashtu ai kërkoi që të lejohet futja e ndihmave humanitare tek të gjithë ata që kanë nevojë.

“E rëndësishme është që të gjitha qeveritë në rajon mbështesin punën për të zgjidhur krizën në Siri. Pozita gjeopolitike e Sirisë është e tillë që çdo gabim në llogaritje mund të ketë pasoja të paimagjinueshme”.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me thirrjet e Arabisë Saudite për të armatosur opozitën, Anan tha se “çdo militarizim do të jetë shkatërrues”.

Salehi nga ana e tij e mbështeti planin e Ananit, por tha se Presidentit Bashar Al-Asad duhet t’i jepet më shumë kohë për të implementuar reformat e tij./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-11 10:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›