E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritet indeksi i çmimeve të konsumit

Sipas INSTAT-it ky indeks arriti 114.1 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), ndërsa ndryshimi vjetor në mars 2011-2012 është 1.0 %, nga 4.3% që ishte ndryshimi i krahasueshëm vjetor 2010-2011.  Ndikim kryesor në këtë rritje dhanë çmimet e karburanteve, pasi rritja llogaritet në 2.9% për naftën dhe 3.6% për benzinën, ndërsa në total, indeksi i grupit "Transport" u rrit 1.2%. 

Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" u rrit në mars me 0.5% më shumë krahasuar me shkurtin, ku ndikim kryesor dha rritja e çmimit të frutave me 1.9%.  Në këtë nëngrup rritja e çmimit të manderinave u rrit 8.7%, bananeve 1.9%, limonave 1.8%, mollëve 1.7% dhe  me 0.6% për portokallet. Në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet", ku rritja llogaritet në 0.9%, ndikim kryesor dha rritja e çmimit të domateve me 18.1%, specave 7.3%, ullinjve 1.7%.

Ndryshe këtyre perimeve, në mars u ulën çmimet e kastravecave me 17.7%, spinaqi 15.2%, preshi 12.6%, etj.  Në mars u ulën çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve krahasuar me muajin shkurt, sikurse u vunë re ato në nëngrupin "sheqer e ëmbëlsira" me 0.2%, "peshk" me 0.1%, etj. Indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" shënoi rritjen 0.2%, ku brenda tij, çmimet e pijeve alkoolike u rritën me 0.3% dhe çmimi i duhanit 0.1%.  Në mars u ul indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" me 0.1%. Por Indeksi i grupit "Qira ujë lëndë djegëse dhe energji" u rrit me 0.2%, ku veçohet rritja e çmimit të lëndës djegëse me 0.3%. /Start/

                                                                                             2012-04-11 08:46
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›