E Diel, 1 Nëntor 2026

Anan vizitë zyrtare në Siri

Liga Arabe bën me dije se Kofi Anan, i dërguari ndërkombëtar në Siri, do të udhëtojë në Damask më 10 mars.

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan është emëruar muajin e kaluar si i dërguar i përbashkët i OKB-së dhe i Ligës Arabe për të zgjidhur krizën në Siri.

Ndërkohë, shefja e OKB-së për çështjet humanitare Valeri Amos tha se Siria është pajtuar që të lejojë vizitën e saj në vend, pasi që fillimisht kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Amos tha se do të udhëtojë në Damask më 7 mars në një vizitë dy-ditore. Nuk është e qartë nëse ajo do të lejohet të vizitojë edhe pjesët jashtë kryeqytetit sirian.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, duke folur në një konferencë në Pragë, i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të ndërmarë veprime mbi situatën në Siri, Ajo po ashtu kërkoi nga Moska që ta ndryshojë qëndrimin ndaj Sirisë.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 7 mijë e 500 persona janë vrarë në aksionin njëvjeçar të qeverisë siriane kundër protestuesve, të cilët kërkojnë rrëz
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›