Kostot e tragjedive natyrore thyejnë rekord në 2011-ën
Kombet e Bashkuara thanë se vitit 2011 ka qenë viti më i kushtueshëm në histori sa i përket katastrofave natyrore.
Margareta Ualstrom, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së, Ban Ki Mun tha se tërmetet masive dhe cunami në Japoni ka qenë më i shtrenjti në serinë e tragjedive natyrore që botës i kanë kushtuar të paktën 380 miliardë dollarë në përpjekje për t`u rimëkëmbur.
Kjo shifër është më shumë se dy të tretat më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2005, kur uragani Katrina goditi bregdetin jugor të Shteteve të Bashkuara.
Ualstrom, duke folur para njëvjetorit të tërmetit në Japoni, tha se tërmetet e tjera në Zelandë të Re dhe vërshimet në Tajlandë dhe shtetet e tjera, kanë bërë që kostoja e tragjedive të kap shifra tepër të larta.