E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti drejt Paris SG, nesër takimi me Leonardon

Leonardo dhe Anceloti

E ka paralajmëruar para pak ditësh rikthimin në drejtimin e një skuadre europiane, Karlo Anceloti, trajneri i njohur italian. Pas shkarkimit nga Celsi, trajneri në fjalë preferoi të pushonte disa kohë, ndërsa momentalisht ka nisur ti përmendet emri në disa destinacione. Mes tyre, më i besueshmi është lajmi se Anceloti do të bëhet trajner i Paris SG, ku prej verës së këtij viti është drejtor teknik një tjetër ish-milanist, braziliani Leonardo. Duket se do të jetë ky i fundit, shkesi i Ancelotit për në stolin e parizienëve, që po kërkojnë majat e Europës me financuesit arabë. Raportet e fundit në mediat franceze flasin se ish-trajneri i Milanit dhe i Celsit, Karlo Anceloti, do të takohet nesër me drejtorin sportiv të Paris SG, Leonardon, për të diskutuar mundësitë e angazhimit të tij në krye të stafit teknik të skuadrës franceze, pavarësisht formës së mirë që kjo e fundit po kalon në kampionat. Sipas këtyre raporteve, italiani gjendet tashmë në Paris dhe po qëndron në një hotel të rezervuar në emër të Lenardos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›