Capello: Barca e ka humbur dëshirën për fitore

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, e ka vendosur në pikëpyetje dëshirën e lojtarëve të Barcelonës për të dhënë maksimumin nga vetja këtë sezon.
Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë mendon se Barcelona nuk luan me të njëjtën "uri" si në sezonet e kaluara.
“Ata mbeten një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj, me stilin e tyre të lojës por ata duket se kanë më pak uri për të fituar tani”.
“Në vitet e kaluara ata bëni presion të vazhdueshëm (mbi kundërshtarin), rikuperonin shpejt topin ndërsa tani duket se janë më pak të prirë. E dalloj diferencën”, ka thënë Capello.