E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti kërkon të marrë sulmuesin Pato tek Çelsi

Londër - Goditja e parë që kërkon të bëjë Karlo Ançeloti në stolin e Çelsit është afrimi i brazilianit Aleksandre Pato. Sipas së përditshmes “The Sun”, skuadra londineze është e gatshme të ofrojë 30 milionë sterlina (35 milion euro) për të marrë shërbimet e super talentit të Milanit.

Ançeloti i njeh mjaft mirë aftësitë e sulmuesit Pato, pasi e ka stërvitur atë për një sezon e gjysmë tek skuadra e Milanit. Tekniku italian e vlerëson “Patokun” sa dyfishin e një futbollisti normal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›