Kaka: Më lini të qetë, kam bërë zgjedhjen!
Rio de Zhaniero - Përgjigja e Rikardo Kakasë ndaj zërave të fundit, që e shohin atë larg skuadrës së Milanit për sezonin e ardhshëm, është e njëjtë. Braziliani është shumë i irrituar me spekulimet, të cilat thonë se futbollisti më i mirë i vitit 2007 do të kalojë tek Reali i Madridit.
“Po e them për herë të fundit! Të fundit! Nuk dua të largohem nga Milani. Në këtë moment kërkoj të qëndroj në qetësi absolute. Miliona tifozëve të Milanit i them se e kam bërë zgjedhjen time. I kam thënë se dëshiroj të qëndroj. Ju lutem, më lini të qetë!”, deklaron Rikardo Kaka për “Gazzetta dello Sport”.
Aktualisht futbollisti më i mirë i Milanit ndodhet në Rio de Zhaniero, ku do të shijojë disa ditë pushimi përpara se të angazhohet me përfaqësuesen braziliane në Kupën e Konfederatave.