E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Milani, sukses në Ligën e Kampionëve

Ish-menaxheri i “Chelsea”, Carlo Ancelotti, beson se Milani do të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve në sezonin 2011/12, pas sezonit të kaluar zhgënjyes në garën evropiane.
Milani u eliminua nga Tottenhami në raundin e parë të fazës eliminuese sezonin e kaluar dhe Ancelotti mendon se të zgjedhurit e trajnerit, Massimiliano Allegri do të jenë të etur të performojnë më mirë këtë vit.
“Milani është një ekip, i cili vërtet ka impresionuar vitin e kaluar në Serie A. Ata bënë një punë të shkëlqyeshme vitin e parë me Allegrin në drejtim dhe pres që ata të jenë të stimuluar t`ia dalin mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ata kanë një histori të shkëlqyeshme në këtë turne dhe duan të përmirësohen në krahasim me sezonin 2010/11”, ka thënë Ancelotti.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›