Botërori i vrapimit në mal, Berisha premton mbështetje

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një një takim, me përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Atletikës, presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës, z. Hansjorg Wirz dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Botërore të Atletikës, z. Pierre Weiss.
Në takim u fol për zhvillimin në Tiranë më 11 shtator, të Kongresit Botëror të të Federatës së Atletikës, si dhe Kampionatin e 27-të Botëror të Vrapimit në Mal.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri të njohur vullnetin e qeverisë së tij për ta bërë Tiranën me një qendër të re të atletikës, e cila do të pajiset me të gjitha facilitetet moderne.
“Atletika po bëhet gjithmonë e më shumë një sport i masave të gjera dhe qeveria që unë drejtoj do të japë mbështetjen maksimale për krijimin e kushteve për zhvillimin e tij”, u shpreh Berisha.