Ancelotti: Shanset për titull po shuhen

Carlo Ancelotti thotë se shpresat e Chelseat për të mbrojtur titullin kanë filluar të shuhen pas disfatës së djeshme nga Liverpooli.
Chelsea vazhdon të qëndrojë 10 pikë prapa Manchester United dhe nuk arriti të shfrytëzojë humbjen befasuese të United nga Wolves (2-1) për të ngushtuar diferencën e pikëve.
“Ne jemi të zhgënjyer pasi kishim një mundësi të ngushtojmë diferencën, por tani jemi ende në të njëjtën distancë. Ndoshta tani kemi më pak mundësi të ngushtojmë distancën, por do të përpiqemi. Ne duhet të luftojmë sërish për titullin”.
“Premier Liga është shumë e vështirë në çdo ndeshje, andaj mund të ndodh që United të humbasë sërish”, ka thënë Ancelotti.