Itali/ Rikthehet Inter-Roma El Clasico i Serise A
Mund te konsiderohet si El Clasico. Inter-Roma tashme eshte shnderruar ne nje nga klasiket e Serise A te pakten per numrin e madh te ndeshjeve qe keto skuadra kane zhvilluar mes tyre ne vitet e fundit si dhe per cmimin qe luhej mes dy ekipeve ne pese sezonet e fundit. Interi i ketij viti duket si Roma e sezonit te kaluar eshte ndryshuar trajneri dhe magjia eshte rikthyer. Verdhekuqte nga ana tjeter duken si kopja e shemtuar e vetvetes nje vit me pare por gjithsesi eshte ende aty larg por jo shume nga kreu me akoma mjaft deshire per te enderruar dhe habitur. Ndeshja e sotme do ofroje te dhena te rendesishme ne betejen per titullin. Do te jete sfida e trete nga muaji gusht deri me sot e treta nga pese te sigurta qe do te luhen duke marre ne konsiderate edhe takimin e dyfishte ne gjysmefinalen e Kupes se Italise. Verdhekuqte do ritakojne edhe Pacinin i cili sezonin e kaluar u dhuroi ne distance nje titull zikalterve me dopieten qe i shenoi ekipit te Ranierit kur luante per Sampdorian.