E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Treguam se ende jemi të mirë

Carlo Ancelotti thotë se fitorja 2-1 ndaj Manchester United ka dëshmuar se Chelsea është po aq i mirë sa çdo ekip tjetër në vend.

Fitorja ka ngritur moralin e Bluve dhe tregoi se ata mund të garojnë me United dhe Ancelotti nuk arrin të kuptojë se pse ekipi i tij kishte vuajtur aq shumë më herët gjatë sezonit.

“Nuk mund të besoj se ne jemi kaq shumë prapa, por duhet të jemi të sinqertë. Kjo është ku jemi në tabelë, dhe Unietd ka luajtur me më shumë qëndrueshmëri se ne”, ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›