E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia kërkon rezolutë të OKB-së për Kosovën

Moska zyrtare vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB.

Në një deklaratë të Ministrisë Jashtme të Rusisë, thuhet se, këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë, njoftoi RIA Novosti.

Nga pala ruse është konfirmuar edhe njëherë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. “Ka ardhur koha për t`u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për çarmatim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›