Ancelotti gati transferin e dytë

Carlo Ancelotti pritet të zyrtarizoj transferin e tij të dytë pak ditë pas prezantimit si trajner i Realit. Skuadra madrilene thuhet se është shumë afër blerjes së mesfushorit të Sevillas, Geoffrey Kondogbia.
Mesfushori i ri francez thuhet se është pajtuar për tu shitur te një skuadër, skuadër e cila duket të jetë pikërisht Real Madridi.
Presidenti i Sevillës, Del Nido ka thënë se ka pranuar një ofertë prej 9 milion eurosh për talentin francez, ofertë e cila e ka bindur Sevillën.
Vetë Kondogbia ka thënë se do dëshironte kalimin te Reali, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas rikthimit të lojtarit nga kampionati botëror për grupmoshat U20, ku po luan me Francën./Indeksonline/