Ancelotti i thur lavde Beckham-it

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham. "Beckham është një lojtar i shkëlqyeshëm, por jo i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ai më bëri për vete me qëndrimin dhe karakterin e tij. Në fushë ai i sheh gjërat shumë para lojtarëve të tjerë dhe vizioni i tij i lojës është shumë përtej kohës kur ai luante me Manchester United", ka thënë Ancelotti.