SHBA, bie popullariteti i presidentit Barak Obama
Popullariteti i presidentit amerikan, Barack Obama është më i ulët se ai i paraardhësit të tij, George W. Bush në të njëjtën periudhë të mandatit të tij, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja ''USA Today''. Gjashtë muaj pas betimit të Barack Obamës, 55 për qind e amerikanëve i gjykojnë si të drejta veprimet e tij, sipas sondazhit të zhvilluar nga instituti ''Gallup''. Në të njëjtën periudhë të mandatit të tij, në 2001, George W. Bush mblodhi 56 për qind të opinioneve në mbështetje të tij.
Qytetarët amerikanë nuk kanë mbështetur në mënyrë të veçantë politikën ekonomike të ndërmarrë nga Barack Obama për t'iu përgjigjur krizës. Reforma e sistemit shëndetësor është vënë gjithashtu në dyshim nga të sondazhuarit.
Pavarësisht të gjithave, sondazhi tregon se personaliteti i Barack Obama mbetet gjerësisht i vlerësuar pasi dy e treta e të pyeturve vlerësojnë cilësitë e tij të drejtuesit.
Sondazhi u zhvillua me telefon nga data 17 deri më 19 korrik në një shkallë prej 1 006 të rriturish me një marzh gabimi rreth katër pikë.