E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti lavdëron përgjigjen e Milanit kundër Portsmouthit

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar reagimin e ekipit të tij, pas disavantazhit prej 2-0 në fushë të Porstsmouthit, në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës UEFA. Pas disavantazhit të dyfishtë në Fratton Park, rosonerët u rikthuen në lojë për të barazuar, me të dyja golat që erdhën në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, nga Ronaldinho dhe Filippo Inzaghi.
"Për mënyrën se si u zhvillua loja është më shumë se një rezultat i mirë. Kemi pasur shanse të mira, por mbase duhej të luanim më shumë topa në fushë", ka thënë Ancelotti. "Disavantazhi prej 2-0 na i këputi këmbët, por reagimi ishte i mirë. Presioni nga Portsmouth na detyroi të luajmë topa të gjatë, që nuk ishte synimi i jonë", ka shtuar trajneri italian. Milani të dielën do të përballet me Palermon në kuadër të Serie A, në Stadio Renzo Barbera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›