Francë, rrëzohet avioni vdes një person
Një avion "Airbus A320" i kompanisë ajrore "Air New Zealand" u rrëzua gjatë një fluturimi prove në det afër brigjeve jugperëndimore të Francës duke shkaktuar vdekjen e një personi, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoriteti francez për sigurinë e aviacionit civil ‚BEA' bëri të ditur se incidenti ndodhi kur avioni po i afrohej aeroportit në Perpignan, një qytet në jugperëndim të Francës pas një fluturimi që kishte zgjatur afro një orë. BEA njoftoi se kanë filluar hetimet, por ishte shumë shpejt për të dhënë një shpjegim për rrëzimin. "Shtatë njerëz ishin të përfshirë. Kemi gjetur një trup", deklaroi zëdhënësi i prefekturës Pyrenees-Orientales, në jugperëndim të Francës.
Ndërsa nga ana tjetër, shefi ekzekutiv i 'Air New Zealand', Rob Fyfe tha se ishin shumë të shqetësuar për fatin e ekuipazhin e aeroplanit të rrezuar në brigjet e Francës. " Në këtë situatë ne nuk e dimë gjendjen e personelit tonë, por jemi të shqetësuar për ta. Avioni gjendet nën uje dhe kanë filluar operacionet e kërkim shpëtimit" tha Fyfe. Shefi ekzekutiv i kombanisë ajrore konfirmoi se në bordin e avionit ishin pesë persona nga Zelanda e Re dhe dy gjermanë. "Ende nuk i dimë detajet që ccuan në aksidentin e rëndë, por po punojmë me autoritetet e Perpignan për zbardhjen e të vërtetës, dhe gjetjen e trupave.