Ancelotti mbron Vinicius: Askush në histori nuk është persekutuar

Fyerje, racizëm dhe gabime: Vinicius duket gjithnjë e më shumë në shënjestër. Një situatë që sigurisht nuk i pëlqen trajnerit të tij te Real Madrid, Carlo Ancelotti. Italiani foli pikërisht për situatën që është krijuar rreth brazilianit.
Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp: “Mendova për një moment për të kaluarën dhe nuk më shkonte mendja për një lojtar të përndjekur si ai. E shkelmojnë, e shajnë. Nuk ka ndodhur kurrë që një futbollist shumë i talentuar të pësojë këtë trajtim. Në Vallecas i dhanë një goditje karateje në kokë dhe nuk pati as të verdhë, tani po ankohen për një të kuq për një shtyrje kundër lojtarit të Leipzig…”.
Trajneri italian flet dhe për Barcelonën që u afrua pas fitores ndaj Mallorca: “Presioni vjen nga fakti që kampionati është i hapur, avantazhin mund ta menaxhosh vetëm nëse jep maksimumin. Është e qartë që La Liga është ende e hapur deri në momentin që matematika thotë të kundërtën. Çdo ndeshje është e komplikuar dhe do të jetë e vështirë edhe kundër Celtas”.