E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti nuk e mohon largimin

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk mund t'i thotë JO mundësisë për t'u larguar nga San Siro në fund të këtij sezoni. Spekulohet se Ancelotti është shënjestra kryesore e pretendentit kryesor për president të Real Madridit, Florentino Perez, ndërsa ndihmës-trajneri i Milanit, Mauro Tassotti, ka thënë se nuk është i sigurt nëse ish-trajneri i Juventusit do të qëndrojë me Rossonerët sezonin e ardhshëm. "Ajo që po përjetojmë tani është diçka e çuditshme, e cila vështirë shpjegohet. Të shohim se çka do të ndodh deri në fund të Kampionatit", ka thënë Tassotti. Ndërsa i pyetur për situatën e tij, Ancelotti është përgjigjur shkurt: "Gjithçka është e mundur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›