E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e turbekulozit, ulet numri i të prekurve

Sëmundja e turbekulozit në dy dekadat e fundit, ka shënuar një ulje të qendrueshmne të rasteve. Nëse deri para 20 vitesh në Shqipëri numri i të prekurve varionte në 653 raste në vit, sot të prekurit nga turbekulozi arrijnë deri në 420 raste në vit. Në kuadër të ditës botërore të luftës ndaj kësaj sëmundjeje infektive, ministria e shëndetësisë raporton se përmirësimi i situatës, ka të bëjë me rritjen e nivelti të jetesës dhe përmirësimin e kushteve të banimit. Sëmundja e turbekulozit, është një infeksion që gjen përhapje të madhe në shtresat e varfëra, të pastrehët, të burgosurit etj. Ky është edhe faktori që e bën këtë patologji një sfidë të vështirë. Pasi, pavarësisht mjekimit që ekziston dhe mundësisë së madhe për shërim, vështirësia për të parandaluar përhajpen tek shtresat vulnerabël është e vështirë. 0.5 % e rasteve të kësaj sëmundje shkojnë në mortalitet. Ndërsa autoritetet shëndetësore synojnë ta ulin edhe më shumë përqindjen e vdekshmërisë të të prekurve nga turbekulozi. Mjekët thonë se, sa i takon vaksinës që aplikohet ajo parandalon vetëm format e rënda të sëmundjes, por nuk e bën individit tërësisht imun ndaj saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›