E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti "krejtë" Castillan me vete

Real Madridi i Carlo Ancelottit do të dalloj shumë nga ai i Jose Mourinhos. Në skuadrën e trajnerit italian nuk ka vend të sigurtë për asnjë lojtarë. Disa blerje të mëdha dhe mbajtja e yjeve te skuadrës ka bërë që Ancelotti të planifikoi një ekip tejet konkurrues.

Për më shumë ai në skuadrën e parë do të jetë plot lojtarë të skuadrës së dytë të Realit, Real Madrid Castilla. Në ndeshjen miqësore ndaj Lionit, Ancelotti futi në lojë 8 lojtarë të Castillas. Madje dy golashënuesit e vetëm ishin te kësaj skuadre.

Ancelotti i'u ka premtuar të gjithë lojtarëve të Real Madrid Castillas që do ti thërras në skuadrën e parë të Realit nëse ata tregojnë formë në këtë skuadër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›